
Ramadani pas suksesit historik: Meritë e lojtarëve, objektivi kryesor tash është kampionati i Kosovës
Trajneri i Dritës, Zekirja Ramadani, ka folur pas suksesit historik të ekipit të tij, kualifikimit në fazën e grupeve të Conference League.
Ramandani tha se ky sukses është meritë e lojtarëve të Dritës pa pikë dyshimi, teksa tha se ky është sukses i të gjithë sportit të Kosovës.
“Djersa e tyre, mundi i tyre, fushat ku bëhen stërvitjet dhe të arrihet ky sukses, është meritë e lojtarëve pa pikë dyshimi”.
“Besimi i madh te futbollistët më dha të besoj që të arrijmë këtë sukses historik. Siç jemi gëzuar tek sukseset e Ballkanit besoj se edhe ata do të gëzohen për Dritën. Ky është sukses i futbollit të Kosovës”, tha Bajrami pas ndeshjes për Artmotion.
Tutje, ai u shpreh se objektivi kryesor i Dritës do të jetë kampionati i Kosovës, ndërsa tha se suksesin në Evropë ia dedikon babait të tij.
“Objektivi kryesor është kampionati i Kosovës, ndërsa në rend të dytë është Evropa. Gjithmonë, në këto momente, mua më vjen keq për vetëm një gjë, sa kam qenë futbollist e kam pasur babanë mbështetës të madh, tani nuk e kam, dhe suksesin ia dedikoj atij”, tha ai.
Drita u kualifikua në fazën e grupeve të Conference League pas triumfit prej 1:3 ndaj Differdange.