Drita shkruan histori, kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Drita shkruan histori, kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Sport August 28, 2025 - 22:01

Drita ka shkruar historinë e saj në garat europiane.

Pas Ballkanit, Drita bëhet skuadra e dytë kosovare që kualifikohet në fazën e ligës (më herët ishte faza e grupeve) të Ligës së Konferencës.

Kampionia e Kosovës triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit 0:1 ndaj Differdange në Luksemburg.

Ndeshja e parë në Prishtinë u mbyll me fitore 2:1 të gjilanasve dhe e dyta sonte nisi me një avantazh të madh.

Në minutën e tretë, futbollisti i Differdange, Buch u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me 10 futbollistë në fushë.

Në vazhdim ishte e lehtë për Dritën, por që arriti të shënojë vetëm një gol, edhe atë nga penalltia.

Ishte Besnik Krasniqi që shënoi në minutën e 61-të.

Kësisoj, Drita kualifikohet në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, teksa nesër do t’i mësojë kundërshtarët në shortin që do të tërhiqet në mesditë.