Zvicra publikon listën e futbollistëve të ftuar ndaj Kosovës – mungojnë Bislimi e Hajdari, përfshihen Xhaka dhe Jashari

Zvicra publikon listën e futbollistëve të ftuar ndaj Kosovës – mungojnë Bislimi e Hajdari, përfshihen Xhaka dhe Jashari

Sport August 28, 2025 - 11:11

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Zvicra e pret Kosovën më 5 shtator në ndeshjen e parë të Grupit B, takim që pritet të zhvillohet në St. Jakob-Park të Baselit.

Trajneri i Helvetikëve, Murat Yakin ka ftuar gjithsej 23 futbollistë për ndeshjen ndaj Dardanëve dhe pjesë e listës janë dy yje shqiptarë.

Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë pjesë e listës për ndeshjen ndaj Kosovës, por mungojnë dy lojtarë tjerë.

I pari në listë është Uran Bislimi, i cili refuzoi Kosovën për Zvicrën dhe nuk po ftohet, teksa i dyti është Albian Hajdari, i cili pëlqehet edhe nga Dardanët, por që ende nuk ka bërë zgjedhjen e tij. /telegrafi