Mërgim Vojvoda hyn në formacionin e javës në Serie A

Mërgim Vojvoda hyn në formacionin e javës në Serie A

Sport August 27, 2025 - 14:27

Mërgim Vojvoda pati paraqitje fenomenale në fundjavë, në fitoren e Comos ndaj Lazios me rezultat 2-0.

30-vjeçari pati 4 goditje në total, 2 prej tyre në portë, 10 prekje të topit në zonën kundërshtare, 2 driblime të suksesshme nga 3 tentime, dhe kompletoi 35 pasime nga 41 sa provoi.

Vojvoda është vlerësuar me notën maksimale nga faqja “Whoscored.com”.

Për këtë paraqitje, mbrojtësi i Kosovës është futur në formacionin e javës së parë.

Mbrojtësi dardan u transferua te Como në janar nga Torino për 2.5 milionë euro. /Zëri