
Suedia publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, mungon Zeneli
Sport
August 27, 2025 - 13:04
Kombëtarja e Suedisë e ka publikuar listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Skandinavët do të luajnë gjatë shtatorit dy ndeshjet e para kualifikuese, ku fillimisht presin Slloveninë, pastaj udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen me Kosovën.
Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi i suedezëve, Jon Dahl Tomasson, ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar.
Pjesë e listës janë yjet e mëdha si Alexander Isak, Viktor Gyokeres, Anthony Elanga, Lucas Bergall dhe Isak Hien.
Megjithatë, në listë nuk gjendet edhe mesfushori shqiptar, Besfort Zeneli, i cili kishte lënë Kosovën për Suedinë.
Më poshtë keni listën e Suedisë për dy ndeshjet e shtatorit.
