Programi i Kombëtares shqiptare, nga shpallja e listës deri te seanca e parë stërvitore

Programi i Kombëtares shqiptare, nga shpallja e listës deri te seanca e parë stërvitore

Sport August 27, 2025 - 11:57

Është përcaktuar programi i Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë.

Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho do të bëhet më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet më 1 shtator, shkruan tch.

Ndeshja miqësore Gjibraltar – Shqipëri do të luhet më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.

Ndërsa ndeshja Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.