Xherdan Shaqiri me Baselin sonte synon rikthimin në Ligën e Kampionëve

Xherdan Shaqiri me Baselin sonte synon rikthimin në Ligën e Kampionëve

Sport August 27, 2025 - 08:51

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri sonte me Baselin synon rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Ekipi zviceran sonte luan ndeshjen e kthimit të play-offit ndaj Copenhagenit.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave u mbyll baras, kurse sonte ajo e kthimit zhvillohet në Danimarkë nga ora 21:00.

Përveç Shaqirit, tek ekipi i Baselit luante dhe shqiptari tjetër, Albian Ajeti.

Ndeshjet e tjera të play-offit sonte janë: Qarabag-Ferencvaros, Benfica-Fenerbahce dhe Club Brugge-Rangers.

\