Pafos dhe Bodo/Glimt shkruajnë historinë, kualifikohen për herë të parë në Ligën e Kampionëve

Pafos dhe Bodo/Glimt shkruajnë historinë, kualifikohen për herë të parë në Ligën e Kampionëve

Sport August 26, 2025 - 23:22

Pafos i Qipros dhe Bodo/Glmiti i Norvegjisë shkruan historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas eliminimit të Crvena Zvezdës dhe Sturm Graz.  

Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Beograd, kampionët e Qipros arritën të mbrojnë epërsinë në përballjen e kthimit në Limasol, e cila përfundoi 1-1.

Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 60-të me golin e Mirko Ivanic, i cili gjuajti nga kufiri i zonës së rreptësisë dhe, me pak fat, e dërgoi topin në rrjetë për 0-1, duke barazuar gjithçka në rezultatin e përgjithshëm 2-2.

Megjithatë, në minutën e 89-të erdhi momenti historik për Pafosin, pas një asisti nga Pepe, sulmuesi Jaja shënoi me mjeshtëri golin e barazimit, që në të njëjtën kohë vulosi fitoren e madhe dhe kualifikimin në fazën e grupeve.

Në ndeshjen tjetër, Sturm Graz fitoi 2-1 ndaj Bodo/Glimit, por norvegjezët kishin fituar 5-0 ndeshjen e parë dhe kaluan tutje, duke siguruar po ashtu për herë të parë.

Ndeshja e kthimit në Austri ishte thjesht një formalitet, kampioni austriak fitoi, por jo mjaftueshëm për t’u kualifikuar në fazën e ligës së garës më elitare të futbollit në Evropë.

Pra, tre ekipet që sot siguruan biletën për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, Kairat, Pafos dhe Bodo/Glimt, do të luajnë për herë të parë në histori në këtë garë. 

\