Zhegrova falënderon Edi Ramën për pasaportën shqiptare

Zhegrova falënderon Edi Ramën për pasaportën shqiptare

Sport August 26, 2025 - 21:48

Edon Zhegrova ka marrë pasaportën shqiptare me dekret të presidentit Bajram Begu.

Për këtë vendim ka shkruar edhe vetë sulmuesi anësor i Kosovës dhe i ekipit francez Lille, duke falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Faleminderit Edi Rama. Krenar që jam shqiptar”, shkroi Edoni në Instagram.

Ai madje publikoi një “screenshot” të bisedës me Ramën në Whatsapp, ndonëse biseda nuk është zbuluar.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se pasaporta shqiptare për yllin e Kosovës do t’i ndihmojë atij të kalojë te Juventusi. Kjo pasi futbollistët me pasaportë shqiptare nuk konsiderohen si të huaj në Itali, sipas një bashkëpunimi të lidhur mes FShF-së dhe FIGC-it (dy federatave).

Kështu, secili klub në Itali që do merrte një futbollist shqiptar nuk do kishte nevojë të “shtrëngohej” për të përpiluar listën, pasi ai do njihej si evropian.

Zhegrova thuhet se po kërkon që Lille të bindet nga oferta e Juventusit dhe këtë verë të kalojë në Serie A. Francezët e duan në ekip, por Edoni ka bërë këtë kërkesë për të qenë një “lojtar vendas”. 

Image
\