Zyrtare: Feronikeli transferon lojtarin e St. Gallenit

Zyrtare: Feronikeli transferon lojtarin e St. Gallenit

Sport August 26, 2025 - 21:08

Feronikeli 74 ka transferuar mesfushorin e St. Gallenit, Noah Yannick.

“FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të prezantojë lojtarin tonë më të ri, Noah Tankeu Yannick Joachim Zacharie”, ka shkruar Feronikeli 74 në Facebook.

“I lindur më 11 mars 2004 në Kamerun, Noah është një mesfushor energjik dhe kreativ, që sjell shpejtësi, forcë dhe fantazi në fushën e lojës. Ai vjen nga FC St. Gallen në Zvicër, ku gjatë kohës së tij pati mundësinë të përballej edhe me kundërshtarë të mëdhenj evropianë si Villarreal CF dhe ACF Fiorentina, duke fituar përvojë të çmuar ndërkombëtare”.

Me talentin dhe përkushtimin e tij, jemi të bindur se Noah do të jetë një shtyllë e rëndësishme për skuadrën tonë

Ata janw shprehur se kanw pritshmwri tw larta pwr kontributin potencial tw Noah nw klubin Gjelbër e Bardhë.

\