Arbnor Muja pranë rikthimit në Belgjikë, ka kërkuar largimin nga Samsunspori

Arbnor Muja pranë rikthimit në Belgjikë, ka kërkuar largimin nga Samsunspori

Sport August 26, 2025 - 20:00

Samsunspor ka vendosur të ndahet me sulmuesin anësor Arbnor Muja për të liruar hapësirë në kontingjentin e lojtarëve të huaj.

26-vjeçari pritet të vazhdojë karrierën në Belgjikë, aty ku ka luajtur edhe më parë, te klubi Antwerp.

Muja ishte një nga emrat kryesorë të sezonit të kaluar te Samsunspor, duke shënuar golin vendimtar në sekondat e fundit kundër Kayserisporit në javën e fundit të Superligës turke – gol që i siguroi klubit pjesëmarrjen historike në Ligën e Evropës.

Megjithatë, me plotësimin e kuotës prej 14 lojtarësh të huaj, Samsunspor është i detyruar të bëjë lëvizje në afatin kalimtar, shkruan Gazete Gercek.

Muja ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe sipas raportimeve, është shumë afër të rikthehet në një klub të Belgjikës.

I transferuar nga Antwerp, shqiptari me origjinë nga Kosova ka regjistruar 50 paraqitje për Samsunsporin, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asiste.

\