
Xherdan Shaqiri flet për vendimin e Leon Avdullahut për ta zgjedhur Kosovën
Kosova po feston afrimin e një lojtari të ri të rëndësishëm në ekipin kombëtar, me Leon Avdullahu që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën.
Një nga reagimet e para erdhi nga Xherdan Shaqiri, ish-ylli i përfaqësueses së Zvicrës, i cili e ka pëlqyer postimin e FFK-së dhe Agim Ademit në rrjetet sociale.
Ylli 33-vjeçar, që e njeh mirë temën e shtetësisë së dyfishtë, foli për gazetën Blicklidhur me këtë hap të Avdullahut.
“Kemi folur shpesh për këtë”, deklaroi Shaqiri, duke kujtuar vitin kur të dy ishin pjesë e FC Basel dhe fituan dy trofe.
Megjithatë, ai mohoi të ketë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në vendim e Leon Avdullahut për të zgjedhur Kosovën.
“Mendoj se ai ka një shans më të mirë për të luajtur te Kosova sesa te Zvicra. Atij me siguri iu treguan perspektivat më të mira sportive, përndryshe nuk do ta kishte bërë këtë hap”, deklaroi Shaqa.