
Parapërgatitjet e fundit para Eurobasket 2025
Sport
August 25, 2025 - 17:23
Në këtë fundjavë, disa prej kombëtareve më të mëdha të Evropës në basketboll luajtën ndeshje miqësore, si formë parapërgatitje për Eurobasket 2025, që do të nis për pak ditë.
Të premten Lithuania mposhti Islandën me rezultatin 96-83, derisa po atë natë në një ndeshje dramatike, Greqia mposhti Italinë me rezultat 76-74.
Kurse të shtunën Gjermania demoloi kampionët në fuqi, Spanjën, me rezultatin 95-78, e në anën tjetër Turqia mposhti Malin e Zi me rezultat 96-85.
Ndërsa të dielën Franca fitoi ndaj Greqisë me 92-77, duke e zgjeruar serinë e fitoreve në 9 ndeshje, që nga humbja e fundit me SHBA-të, në finalen e Olimpiadës.
Eurobasket 2025 do të nis me 27 gusht dhe do të mirëpritet nga 4 vende: Qipro, Finlanda, Letonia dhe Polonia./Klankosova