Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Letoni

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Letoni

Sport August 25, 2025 - 11:51

Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes, që ndodhet te hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”.

Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al.

\