Trajneri kosovar Andin Rashica rikthehet në eliten turke, bashkohet me skuadrën Büyükçekmece

Trajneri kosovar Andin Rashica rikthehet në eliten turke, bashkohet me skuadrën Büyükçekmece

Sport August 24, 2025 - 18:11

Trajneri kosovar, Andin Rashica ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij profesionale, duke nënshkruar me skuadrën turke Büyükçekmece, që garon në elitën e basketbollit turk.

Pas një periudhe të suksesshme në krye të Përfaqësueses U20 të Kosovës, ku u arrit suksesi historik i përfaqësueseve të reja duke u kualifikuar ne TOP 8, Rashica do të shërbejë si ndihmës trajner në ekipin e njohur turk.

Ky është një hap i rëndësishëm për të, duke qenë se basketbolli turk konsiderohet një ndër ligat më të forta në Evropë.

Në sezonin e kaluar, Rashica ishte pjesë e stafit teknik të skuadrës Manisa, ku për shkak të disa problemeve me dokumentacion ishte dashur te rikthehet në Kosovë ne muajin Janar.

Sipas burimeve te Klan Kosovës, Rashica tashmë ka udhëtuar për në Turqi ku të hënën pritet të bashkohet me skuadrën.

\