
Ermal Krasniqi shumë pranë transferimit tek Legia Varshava
Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, është shumë pranë largimit nga Sparta Praga, ndërsa transferimi i tij te Legia e Varshavës po bëhet gjithnjë e më konkret.
Lajmi është raportuar të dielën nga gazetari polak Konrad Ferszter, i cili bën të ditur se Krasniqi tashmë i është nënshtruar testeve mjekësore me klubin polak.
Sipas tij, bisedimet mes Spartës dhe Legias janë në fazën përfundimtare, dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mund të ndodhë shumë shpejt.
Krasniqi, që luan si sulmues krahu i majtë, ka pasur një situatë të vështirë te Sparta së fundmi, në shtatë ndeshjet e fundit në elitë ka qëndruar në stol pa luajtur asnjë minutë.
Ai ishte titullar vetëm në javën e parë ndaj Jablonecit, por u zëvendësua pas pjesës së parë. Pasi Brian Priske nuk e sheh më në planet e tij për skuadrën.
Ndërkohë, trajneri i Legias, Edi Iordanescu, po insiston që ta afrojë në ekip futbollistin nga Kosova, pasi beson se Krasniqi mund të sjellë cilësi dhe thellësi në repartin ofensiv të skuadrës.