Pas disfatës ndaj Cremoneses, Allegri takohet me Taren

Pas disfatës ndaj Cremoneses, Allegri takohet me Taren

Sport August 24, 2025 - 14:35

Një takim merkatoje është duke u zhvilluar në “Casa Milan”.

Massimiliano Allegri ka mbërritur në selinë e klubit kuqezi, ku do të diskutojë me drejtorin sportiv, Igli Tare dhe drejtuesit tjerë për lëvizjet e ardhshme në merkato.

Do të flitet për çështjen Boniface, por edhe për një zëvendësues të mundshëm të tij, mes të cilëve edhe sulmuesi i Sportingut të Lisbonës, Conrad Harder.

Pak para mbërritjes së Allegrit, nga selia u larguan agjentët e sulmuesit danez, një lojtar i ndjekur me shumë vëmendje nga klubi.

Milani mbrëmë e nisi me humbje 1:2 ndaj Cremoneses, sezonin e ri në Serie A.

\