Arsenali fiton thellë ndaj Leeds Unitedit

Arsenali fiton thellë ndaj Leeds Unitedit

Sport August 23, 2025 - 20:32

Arsenali ka shënuar fitore bindëse 5-0 ndaj Leeds United në javën e dytë të Ligës Premier.

“The Gunners” e nisën ndeshjen me vështirësi, duke mos arritur të gjenin rrugën e golit në minutat e para.

Rastin më të madh e humbi transferimi i ri prej 65 milionë eurosh, Viktor Gyokeres, i cili nuk arriti të shënonte përballë portës së zbrazët.

Megjithatë, në minutën e 34-të, Jurrien Timber zhbllokoi rezultatin pas një asistimi nga Declan Rice.

Në fundin e pjesës së parë, Bukayo Saka (45+1’) dyfishoi epërsinë me një goditje të saktë, duke lënë të pafuqishëm portierin e Leeds.

Në pjesën e dytë, Arsenal vazhdoi dominimin. Gyokeres u rikuperua nga zhgënjimi i fillimit dhe shënoi golin e tij të parë në Ligën Premier në minutën e 48-të.

Vetëm tetë minuta më vonë, Timber realizoi edhe golin e dytë personal (56’), për 4-0 në “Emirates”.

Fitoren e Topçinjve e vulosi Gyokeres, që po ashtu realizoi golin e dytë personal kur realizoi nga penalltia për 5-0 në minutën e 90+5-të.

Pas dy xhirove të para, Arsenali numëron pikë të plota (6) dhe tashmë përgatitet për supersfidën e javës së tretë kundër Liverpoolit. 

\