Pas fitores së madhe në Evropë, futbollisti i Shkëndijës dërgon mesazh me këngën e Feros

Pas fitores së madhe në Evropë, futbollisti i Shkëndijës dërgon mesazh me këngën e Feros

Sport August 22, 2025 - 15:40

Shkëndija e Tetovës arriti mbrëmë fitore historike dhe tani e sheh veten vetëm një hap larg kualifikimit në Europa Ligë.

Ata triumfuan ndaj ekipit bullgar Ludogorets me rezultat 2:1, me golat që u shënuan nga Liridon Latifi dhe Besart Ibraimi.

Kjo fitore solli festë të madhe në stadiumin e Shkupit, ku u zhvillua ballafaqimi, por edhe më e madhe ishte festa në rrjetet sociale me futbollistët e tetovarëve që nuk u vonuan për ta shprehur gëzimin e tyre, raporton Klankosova.tv.

Më i zëshmi nga ta, Klisman Cake, që luan si mbrojtës, pati madje edhe një mesazh për ata që kanë dyshuar në të dhe ekipin.

Ai postoi një fotografi nga autobusi i klubit pas fitores, teksa këtë postim e shoqëroi me këngën “Fol edhe 1 her” të reperit nga Kosova, Fero.

Image
\