Dinamo City pëson humbje ndaj Jagiellonias

Dinamo City pëson humbje ndaj Jagiellonias

Sport August 21, 2025 - 22:37

Dinamo City pësoi një humbje që dhemb në ndeshjen e parë kundër Jagiellonias, të vlefshme për fazën play off të Ligës së Konferencës, duke u mundur 3-0 në Poloni.

Takimi nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për ekipin e Ilir Dajës, teksa polakët gjetën golin që në minutën e parë, por flamuri i anësorit i erdhi në ndihmë “Nëndetëses”.

Gjithsesi, goli erdhi në minutën e 12-të, me Imaz që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë dhe kaloi Jagiellonian në avantazh prej 1-0.

Dinamo tentoi të reagonte, por në minutën e 34të, Pululu dyfishoi shifrat, duke i vështirësuar edhe më shumë gjërat për ekipin shqiptar.

Pjesa e dytë nisi si e para. Në minutën e 50-të, Wojtuszek shënoi golin e tretë për polakët, duke i dhënë një goditje të fortë Dinamos, që më pas pati disa tentativa me Bernard Berishën, por pa sukses.

Me këtë rezultat, Dinamo kthehet në Tiranë me disavantazhin e tre golave dhe në “Arenën Kombëtare” do t’i duhet një mrekulli për të përmbysur gjithçka e për të shkruar historinë në Ligën e Konferencës. 

\