
Drita në epërsi ndaj Differdange 03, shënon Albert Dabiqaj
Sport
August 21, 2025 - 20:45
Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka shpërthyer në festë në minutën e 30-të të ndeshjes së play-offit të Ligës së Konferencës, ku Drita po luan ndaj Differdange 03.
Rasti i pari i mirë erdhi në minutën e 11-të, kur Albert Dabiqaj ishte afër golit.
Pas një aksioni të shpejtë, Veton Tusha u gjend në zonë dhe provoi me një goditje të fortë, por topi u devijua nga mbrojtja kundërshtare.
Pikërisht aty, në momentin vendimtar, ishte Dabiqaj, i cili me qetësi e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Dritës me rezultatin 1-0.
Ky gol ka ndezur edhe më shumë entuziazmin e tifozëve , të cilët po e shtyjnë skuadrën drejt një rezultati të madh në garat evropiane.