E kryer, Boniface i bashkohet Milanit

E kryer, Boniface i bashkohet Milanit

Sport August 21, 2025 - 18:11

Victor Boniface do të jetë sulmuesi më i ri i Milanit. Lajmi është bërë publik nga eksperti i trasnferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar detajet e marrëveshjes përmes një postimi në platformën X.

Sipas raportimit të gazetarit italian, Milani ka arritur marrëveshje për një huazim prej 5 milionë eurosh, me një opsion blerjeje të kartonit për 24 milionë euro.

Boniface, 24 vjeç, kishte humbur vendin e titullarit në Leverkusen pas paraqitjeve të mira të Patrik Schick, por shifrat e tij mbeten mbresëlënëse.

Në sezonin 2023/24, ai realizoi 14 gola dhe dha 8 asistime në 23 ndeshje si titullar, duke ndihmuar klubin gjerman të fitonte titullin e Bundesligës.

Ironikisht, goli i tij i parë në Ligën e Kampionëve erdhi pikërisht kundër Milanit, më 1 tetor 2024 – një detaj që shton dozë dramatike në këtë transferim.

Sipas Romanos, drejtuesit e “Rossonerëve” e shohin Boniface si një “bast strategjik” për të forcuar sulmin, sektor që ka vuajtur nga paqëndrueshmëria sezonin e fundit.

\