
E konfirmon Ramadani, Drita pa Brojën në dy ndeshjet e play-offit në Ligën e Konferencës
Sport
August 20, 2025 - 20:26
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka folur para përballjes së parë të “play-off”-it në Ligën e Konferencës ndaj skuadrës luksemburgase Differdange, duke konfirmuar një mungesë të rëndësishme për ekipin e tij.
“Ron Broja nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme, pas ndëshkimit me karton të kuq në përballjen me FCSB”, deklaroi Ramadani.
Ky është një hendikep i madh për gjilanasit, pasi Broja ka qenë një prej lojtarëve kyç të skuadrës.
Megjithatë, tekniku i Dritës theksoi se grupi është i përgatitur dhe do të japë maksimumin për të siguruar rezultat pozitiv në duelin e parë kundër Differdange.
Drita luan nesër ndeshjen e parë të “play-off”-it, teksa synon të bëhet skuadra e dytë kosovare që arrin fazën e grupeve të një gare evropiane.