Kualifikimet për Champions, triumfojnë Qarabagu dhe Clube Brugge
Sport
August 19, 2025 - 23:39
Sonte janë zhvilluar tri ndeshje në rundin e fundit kualifikues për në Champions League.
Crvena Zvezda pësoi në shtëpi nga klubi qipriot, Pafos, 1:2.
Ndërkaq, Qarabagu, që eliminoi Dritën përgjatë rrugës, po tregohet kundërshtar i ashpër edhe me Ferencvarosin.
Klubi nga Azerbejxhani arriti të ikën me fitore nga Hungaria, pasi ngadhënjeu 1:3.
Me rezultat identik si mysafir fitoi në Skoci ndaj Glasgow Rangers edhe Clube Brugge.
Ndeshjet kthyese mes këtyre klubeve do të luhen javën e ardhshme.