Real Madridi fiton me rezultat minimal ndaj Osasunës

Real Madridi fiton me rezultat minimal ndaj Osasunës

Sport August 19, 2025 - 22:52

Ka përfunduar ndeshja Real Madrid - Osasuna në kuadër të xhiros së parë në La Liga.

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të tyre.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitores arriti ta shënojë Mbappe nga penalltia në minutën e 51-të. /Zëri

\