Remzi Ejupi me një sërë kritikash për FFK-në: Keqmenaxhimi e solli futbollin në gjendje mjeruese
Foto: Laura Hasani

Remzi Ejupi me një sërë kritikash për FFK-në: Keqmenaxhimi e solli futbollin në gjendje mjeruese

Sport August 18, 2025 - 16:44

Remzi Ejupi, kryetar i Klubit Futbolistik “Prshtina” ka adresuar një sërë problematika që ka Federata e Futbollit të Kosovës.

Sipas tij, kjo Federatë nuk ka guxim të licencojë klubet, sepse sipas tij nuk i plotëson kriteret dhe nuk është e përgatitur për këtë, raporton Zeri.info.

“Federata e Futbollit të Kosovës, prej pranimit në UEFA e FIFA e këndej, nuk po guxon t’i licencojë klubet. Kjo për arsye se vetë Federata nuk është e përgatitur që ta zbatojë njërin prej kritereve të Ligjit për Sport. Klubet e zhvillojnë garën në Superligë, por nuk kanë licencim të denjë. Nuk ju kërkohet që t’i plotësojnë kriteret dhe standardet për të garuar në Superligë, sepse ka shumë kritere që duhet të plotësohen”, u shpreh Ejupi.

I pari i KF “Prishtina”, po ashtu shprehi shqetësimet në lidhje me trajtimin e grupmoshave të reja të lojtarëve, duke thënë se ata po anashkalohen dhe nuk po marrin mbështetjen e duhur.

“Gjithashtu, FFK-ja nuk po mendon fare për grupmoshat e reja, të cilat po i anashkalon ato. Ky institucion e ka pruar një rregull para disa vitesh, i cili nuk i kufizon aspak klubet për lojtarë të huaj. Për t’i mbështetur gjeneratat e reja do të duhej të vihej një standard ku do të merrnin pjesë në çdo lojë maksimum dy lojtarë të huaj. Pra, talentet në Kosovë nuk kanë kurrfarë mbështetje. Secili klub, para se të licencohet duhet ta mbrojë tregun e Kosovës”, thekson Ejupi ndër tjera./ Zëri

\