
PSG-ja e fillon mbrojtjen e titullit me fitore ndaj Nantes
Sport
August 17, 2025 - 23:41
PSG ka shënuar fitore si mysafir ndaj Nantes me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të Ligue 1.
Rasti i parë serioz në këtë ndeshje erdhi në minutën e 42-të, m Goncalo Ramos që ishte afër golit, por gjuajtja e tij përfundoi në shtyll.
Në mesin e pjesës së dytë erdhi goli i epërsisë, me Vitinha që shënoi për 1-0. PSG gjeti edhe një herë golin në minutën e 76-të, por shënimi i Ramos u anulua për pozitë jashtë loje.
Deri në fund nuk kishte më raste të tjera dhe PSG e nisi mbrojtjen e titullit me fitore.