Milani synon transferimin e Embolos nëse dështon Hojlundi

Milani synon transferimin e Embolos nëse dështon Hojlundi

Sport August 17, 2025 - 16:05

Milan po monitoron sulmuesin e Monacos, Breel Embolo, pasi raportimet nga Italia tregojnë se ‘Rossonerët’ e kanë identifikuar ndër alternativat e mundshme në rast se përpjekjet për të marrë sulmuesin e Manchester United, Rasmus Hojlund, dështojnë. 

Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Embolo konsiderohet një kandidat shumë serioz për Milanin nëse nuk arrijnë të mbyllin marrëveshjen me sulmuesin danez Hojlund. 

Thuhet se ish-lojtari i Monchengladbachut ka pasur përplasje me figura të larta në Monaco dhe agjentët e tij vazhdimisht po i ofrojnë sulmuesin ‘Rossonerëve’. 

Në sezonin e kaluar, Embolo shënoi gjashtë gola në 29 ndeshje në Ligue 1 për ekipin nga Monaco, si dhe një gol në dhjetë ndeshje në Ligën e Kampionëve. 

Që nga transferimi te skuadra franceze, sulmuesi ka luajtur 89 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 22 gola. 

Sulmuesi zviceran, që ka 77 paraqitje me kombëtaren, iu bashkua Monacos në vitin 2022 nga Borussia Monchengladbach në Bundesliga, për një shifër që besohet të jetë pak mbi 12 milionë euro.

\