
Ederson arrin marrëveshje me Galatasarayn, transferimi shumë afër
Portieri brazilian Ederson ka shprehur dëshirën e qartë për t’u larguar nga Manchester City dhe për t’u bashkuar me Galatasaray, raporton eksperti i merkatos Nicolo Schira.
Sipas tij, gardiani 31-vjeçar i ka kërkuar klubit anglez që të lejohet të shitet këtë verë. Madje, Ederson ka arritur marrëveshje personale me kampionët e Turqisë për një kontratë deri në vitin 2028, me një pagë prej 7 milionë eurosh në vit plus bonuse.
Aktualisht, negociatat midis Manchester City-t dhe Galatasarayt janë në zhvillim e sipër për të gjetur gjuhën e përbashkët rreth shumës së transferimit. Kalimi i tij në Stamboll do të ishte një goditje e madhe për klubin turk, që prej javësh është në kërkim të një portieri me përvojë dhe garanci.
Ederson ka qenë një prej shtyllave kryesore të City-t që nga viti 2017, duke fituar shumë trofe përfshirë edhe Champions League, por duket se cikli i tij në “Etihad” po shkon drejt fundit.
Nëse marrëveshja finalizohet, ai do të bëhej një nga transferimet më të bujshme në historinë e Superligës turke.