
Edicioni i ri 2025/26 i Albi Mall Superligës, në fundjavë
Sport
August 15, 2025 - 14:25
Edicioni i ri 2025/26 i Albi Mall Superligës do të fillojë këtë fundjavë me ndeshje interesante që janë në program për t’u zhvilluar në kuadër të xhiros së parë.
Katër ndeshje do të zhvillohen të dielën dhe një të hënën.
Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, kurse Llapi do të përballet në udhëtim te Drenica e inkuadruar në elitë këtë sezon.
Drita do ta nisë mbrojtjen e titullit në udhëtim te Ferizaj, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30. /Zëri
