
Zyrtare: Milani përforcohet me Zachary Athekamen
Milani ka njoftuar se është përforcuar me mbrojtësin zviceran, Zachary Athekame.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një komunikate zyrtare në platformën X.
Lojtari do të jetë pjesë e kuqezinjve deri më 30 qershor të vitit 2030.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Zachary Christopher Athekame nga BSC Young Boys. Mbrojtësi zviceran ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2030”, thuhet në komunikatë.
I lindur në Vanlose (Danimarkë) më 13 dhjetor 2004, Zachary u rrit në radhët e të rinjve në Zvicër me Servetter dhe Meyrin. Ai u bashkua me Neuchatel Xamax në vitin 2022, me të cilin bëri debutimin e tij profesional në futboll dhe regjistroi gjithsej 51 paraqitje dhe dy gola, përpara se të transferohej te Young Boys, ku bëri 47 paraqitje dhe shënoi një gol.
Mbrojtësi për Kombëtaren Zvicerane U-21, Zachary Athekame do të veshë fanellën me numrin 24. /Zëri
ë Swiss signature, Rossonero pride ë #WelcomeAthekame pic.twitter.com/XG9AJ9CnUi
— AC Milan (@acmilan) August 15, 2025