Albion Rrahmani në formë fenomenale, vjen gol i pestë në tetë ndeshje

Albion Rrahmani në formë fenomenale, vjen gol i pestë në tetë ndeshje

Sport August 14, 2025 - 19:56

Sulmuesi në top formë i Sparta Pragës, Albion Rrahmani, nuk ndalet së gjeturi rrjetën, duke shënuar edhe në ndeshjen kthyese ndaj Ararat Armenia në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Rrahmani realizoi në pjesën e parë, pasi mori një top në zonë dhe me një gjuajtje të saktë shënoi për 1-0, duke lënë mbrojtësit dhe portierin kundërshtar të shtangur.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, pas penalltisë së vendasve. Në ndeshjen e parë, Sparta kishte fituar 4-1, duke e bërë situatën komode për skuadrën çeke.

Ky është goli i pestë i Rrahmanit në tetë ndeshje këtë sezon, duke treguar një formë fenomenale.

Sulmuesi vjen në prag të ndeshjeve të Shtatorit me Kosovën ndaj Zvicrës dhe Suedisë në një formë jashtëzakonisht të mirë.

 

\