UEFA me një slogan të qartë kërkon të ndalohet vrasja e fëmijëve dhe civilëve

UEFA me një slogan të qartë kërkon të ndalohet vrasja e fëmijëve dhe civilëve

Sport August 14, 2025 - 14:10

Dje gjatë ditës UEFA njoftoi një iniciativë të re humanitare, me qëllim ofrimin e ndihmës për fëmijët e prekur nga lufta, veçanërisht në Rripin e Gazës dhe më pas u dërgoi një mesazh të qartë izraelitëve në ndeshjen e Superkupës Evropiane midis PSG-së dhe Tottenhamit.

Fondacioni UEFA ka krijuar partneritete të reja me tri organizata të njohura humanitare që ofrojnë ndihmë thelbësore për fëmijët në Gazë – Medecins du Monde, Medecins Sans Frontieres dhe Handicap International.

“Çfarëdo që të rriturit që luftojnë në luftëra mendojnë se po bëjnë, fëmijët janë të pafajshëm. Por në të gjitha konfliktet, ata vdesin çdo ditë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar ata që përpiqen ta bëjnë jetën e tyre më të durueshme dhe normale”, tha presidenti dhe kryetari i Fondacionit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Përpara fillimit të ndeshjes, një banderolë e madhe me logon e Superkupës Evropiane u vendos në barin e stadiumit Bluenergy në Udine me mbishkrimin “Ndalo vrasjen e fëmijëve, ndalo vrasjen e civilëve”.

Image

Shumë veta besojnë se lëvizjet e djeshme të ndërmarra nga UEFA janë rezultat i presionit të madh nga një numër personazhesh të famshëm që dënuan njoftimin e Federatës Evropiane të Futbollit për vdekjen e ish-anëtarit të ekipit kombëtar palestinez Suleiman Al-Obeid, i cili u vra në një sulm izraelit të mërkurën e kaluar ndërsa priste ndihma ushqimore në Gazë.

“Lamtumirë Suleiman al-Obeid, ‘Pele palestinez’. Një talent që u dha shpresë fëmijëve të panumërt, edhe në kohët më të vështira”, shkroi UEFA së bashku me një foto të futbollistit të vrarë.

Pa asnjë hije dyshimi, futbollisti më i famshëm që komentoi ishte Mohamed Salah, i cili citoi njoftimin e UEFA-s dhe u bëri disa pyetje.

“Na tregoni si vdiq, ku dhe pse”, shkroi Salah në Twitter, dhe kjo ishte ndoshta një nga arsyet për ndryshimin e sjelljes së UEFA-s ndaj ngjarjeve aktuale në Gazë. /Telegrafi

\