Në praninë e zyrtarëve të FIFA-s e UEFA-s, Kuvendi i FFK-së miratoi ndryshimet e nevojshme statutare
Foto: Federata e Futbollit të Kosovës

Në praninë e zyrtarëve të FIFA-s e UEFA-s, Kuvendi i FFK-së miratoi ndryshimet e nevojshme statutare

Sport August 11, 2025 - 14:07

Sot u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FFK-së, ku delegatët miratuan unanimisht ndryshimet për harmonizimin e statutit të FFK-së me UEFA-n, FIFA-n dhe Ligjin e ri të Sportit.

"Samir Ujkani u votua si përfaqësues i futbollistëve në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së. Pjesëmarrësit nga FIFA e UEFA përgëzuan FFK-në për bashkëpunim, transparencë dhe vlerësuan sukseset e Kombëtares së Kosovës", njofton FFK-ja.