
Vdes “Binaku”, ish-futbollisti mitrovicas
Sport
August 10, 2025 - 14:22
Mitrovica ka humbur sot një nga ish-sportistët e saj të njohur.
Në moshën 46-vjeçare është ndarë nga jeta Jeton (Sheremet) Baliu, i njohur me nofkën “Binaku”.
Baliu ka qenë futbollist aktiv në të kaluarën, duke dhënë kontribut të çmuar në sportin mitrovicas, raportojnë mediat lokale.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 10 gusht 2025, në varrezat e qytetit në Shipol. Funerali do të niset nga xhamia drejt varrezave në orën 19:53, pas faljes së akshamit.