Zyrtare: Astrit Thaqi përforcimi i ri i Gjilanit

Zyrtare: Astrit Thaqi përforcimi i ri i Gjilanit

Sport August 06, 2025 - 19:23

Astrit Thaqi është përforcimi më i ri i SC Gjilanit.

Mbrojtësi me përvojë të madhe në futbollin kosovar është zyrtarizuar te Gjilani, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Ballkanit.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

 

Sport Club Gjilani zyrtarizon me kënaqësi afrimin e mbrojtësit qendror Astrit Thaqi, i cili nga sot bëhet pjesë e familjes kuqebardhë!

Thaqi, një futbollist me përvojë të pasur në elitën e futbollit kosovar, vjen nga kampioni aktual FC Ballkani, ku ka qenë pjesë e suksesit historik të klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare. Përveç Ballkanit, ai ka mbrojtur ngjyrat edhe të Feronikelit dhe Dritës, duke dëshmuar vlera të larta profesionale në çdo fanellë që ka veshur.

Me karakterin e tij luftarak dhe aftësitë e dëshmuara në qendër të mbrojtjes, Astriti pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për ambiciet tona në sezonin e ri.Mirë se vjen në Gjilan, Astrit Thaqi! Suksese të përbashkëta na presin!. 

\