
Sulmuesi kroat bën huqjen më të madhe ende pa filluar mirë sezoni
Sulmuesi kroat, Ivan Mamut, bëri një nga gabimet apo huqjet më të mëdha të të gjitha kohërave, në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Kroacisë me Varazdin dhe Gorica.
Në minutën e 71-të të duelit, Mamut pati një mundësi perfekte për ta kthyer ndeshjen për Varazdinin, por arriti të humbasë diçka që zakonisht shënohet me sy mbyllur.
Petar Bookaj ia la topin në krahun e djathtë Frane Maglicas, i cili gjuajti nga një kënd, por gjuajtja e tij u prit nga portieri i Goricës, Davor Matijas. Topi u kthye në kokën e Ivan Mamut, i cili ishte i vetëm para portës, por ai nuk arriti të shënonte, duke goditur vetëm traversën.
Pas gabimit të madh, Mamuti dhe shokët e tij të ekipit po shtrëngonin kokat dhe nuk mund ta besonin që ai nuk kishte arritur të shënonte në portën e zbrazët.
Ndryshe, Mamuti është produkt i akademisë së futbollit të Hajdukut, por nuk ka luajtur kurrë për ekipin e parë. Ai luajti për Inter Zapresic, Sesvete, Craiova dhe FCSB në Rumani, dhe iu bashkua Varazdin këtë verë nga Terengganu i Malajzisë.
Le të shtojmë se në vitin 2023 ai ishte golashënuesi më i mirë kroat kur merren në konsideratë të gjitha ligat në botë, duke shënuar 22 gola në 30 ndeshje për Terengganu.
Në tre ndeshje për Varazdinin, ai shënoi një gol, kundër Santa Clara të Portugalisë në ndeshjen e parë të raundit të dytë paraprak të Ligës së Konferencës.