Shkëndija synon ta vazhdojë historinë në Champions

Shkëndija synon ta vazhdojë historinë në Champions

Sport August 05, 2025 - 10:53

Shkëndija do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta vazhduar ëndrrën evropiane.

Ekipi shqiptar do të luajë në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa do ta presë në Shkup ekipin Qarabag FK.

Kuqezinjtë janë ekipi i vetëm shqiptar që shkuan në këtë fazë të garave, ndërsa ata e synojnë mrekullinë dhe historinë – kualifikimin në fazën e ligës së Championsit, një gjë të cilën nuk e kishte arritur paraprakisht asnjë ekip shqiptar.

Në rast të eliminimit eventual nga Liga e Kampionëve, tetovarët do ta vazhdonin pjesëmarrjen në garat evropiane.

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Qarabagut do të luhet sonte në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup duke filluar nga ora 20:00.

Tetovarët do të synojnë të nxjerrin rezultat sa më pozitiv në ndeshjen e parë, në mënyrë që në atë të kthimit të jenë më të relaksuar, e jo në presion.

\