FBK-ja me reagim pas ofendimeve të tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve: Këto sjellje nuk kanë vend në tribuna

FBK-ja me reagim pas ofendimeve të tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve: Këto sjellje nuk kanë vend në tribuna

Sport August 04, 2025 - 16:57

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ka reaguar për gjuhen fyese dhe ofenduese të përdorur gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2027 mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Tifozët maqedonas shpërthyen në ofendime të rënda ndaj shqiptarëve dhe ka qenë FBK që ka reaguar duke dënuar gjuhen ofenduese ndaj shqiptarëve.

Reagimi i plotë nga FBK:

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është shumë e shqetësuar me gjuhën fyese dhe ofenduese të përdorur gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2027 ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Rumanisë.

Ofendimet e rënda ndaj shqiptarëve në këtë ndeshje të basketbollit nuk paraqesin vlerat sportive dhe njerëzore, e këto sjellje nuk kanë vend në tribuna.

\