
Xhaka, kapiten i Sunderlandit qysh në debutim
Sport
August 02, 2025 - 17:44
Granit Xhaka e ka bërë debutimin jozyrtart me ekipin anglez, Sunderland.
Ylli nga Kosova është startues në ndeshjen miqësore që Sunderland po e zhvillon ndaj Real Betisit.
Madje, Xhaka është edhe kapiten i ekipit të Sunderlandit në ndeshjen e sotme.
Vetëm pak ditë më parë, Xhaka u zyrtarizua te klubi i Premierligës, duke bërë rikthimin në Angli, pas një largimi dy vjeçar.