
Prishtina e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Larnes
Prishtina po avancon me rezultat minimal 1-0 pas 45 minutave të para ndaj Larnes, me sfidën që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.
Kryeqytetasit që nga minuta e parë patën një iniciativë të lehtë në këtë takim, duke tentuar të gjejnë rrugë deri tek goli. të e gjetën në minutën e 10-të me anë të Gjelbrim Taipit i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Hamdi Namanit.
Të besuarit e Arsim Thaçit ia dolën që ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar, duke mos i lejuar kundërshtarëve hapësira për të rrezikuar.
Në vazhdim Prishtina pati edhe dy mundësi ideale për ta gjetur golin e dytë, fillimisht me Leotrim Kryeziun i cili dështoi përballë portierit, pastaj me Ardian Mujën i cili goditi shtyllën direkt nga rivënia këndore.Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por Prishtina deri më tani ka shfaqur një karakter mjaft të fortë në lojë dhe kualifikimi tashmë duket afër.