
Zbulohet data se ku dhe kur do të hidhet shorti për Kupën e Botës
Më 5 dhjetor pritet të mbahet shorti për Kupën e Botës 2026 dhe sipas mediumit të njohur ESPN, qyteti pritës do të jetë Las Vegasi.
Ky qytet amerikan është zgjedhur përpara disa kandidaturave nga Kanadaja dhe Meksika, edhe pse FIFA ende nuk e ka zyrtarizuar vendin dhe datën.
Kjo do të jetë Kupa e Botës më e madhe ndonjëherë, pasi për herë të parë do të marrin pjesë 48 skuadra kombëtare, në vend të 32 siç ishin më parë. Kombëtaret do të ndahen në 12 grupe me nga katër skuadra secili.
Turneu do të organizohet nga tri shtete pritëse: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika – një tjetër risi historike për këtë kompeticion.
Në total, ndeshjet do të zhvillohen në 16 qytete pritëse: 11 në SHBA, 3 në Meksikë dhe 2 në Kanada. Kjo shpërndarje garanton përfshirje më të gjerë të rajonit të Amerikës së Veriut.
Në SHBA, qytetet pritëse janë ndarë në tri rajone: Lindor (Nju-Jork, Filadelfia, Bostoni, Miami, Atlanta), Qendror (Kansas City, Dallas, Hjuston) dhe Perëndimor (Los Anxhelos, Seattle dhe San Francisko).
Finalja e madhe e Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik 2026 në stadiumin MetLife, që ndodhet në East Rutherford, afër Nju-Jorkut.