
Mbappe merr numrin 10 në fanellë
Sport
July 30, 2025 - 10:44
Real Madrid ka njoftuar për ndërrimin e numrit të fanellës së sulmuesit Kylian Mbappe.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në platformën X, Los Blancos njoftuan për ndryshimin e numrit të fanellës.
Mbappe tani e tutje do ta mbajë numrin 10 në fanellën e tij.
Që nga ardhja e tij në “Santiago Bernabeu”, francezi e kishte numrin nëntë dhe me largimin e Modriqit këtë verë, 26-vjeçari mori numrin 10. /Zëri