
Ramadani thotë se kartoni i kuq ndikoni në lojën e Dritës
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka vlerësuar lartë përkushtimin e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes ndaj gjigantëve danezë të Copenhagenit në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Drita luajti më shumë se një orë me një lojtar më pak, pas përjashtimit me karton të kuq në pjesën e parë – një moment që, sipas Ramadanit, ndikoi dukshëm në rrjedhën e ndeshjes.
“Përballë një kundërshtari të tillë është e vështirë edhe kur je me 11 lojtarë, e lëre më kur luan me 10. Jam i kënaqur me angazhimin e djemve, treguan karakter dhe disiplinë”, deklaroi trajneri i klubit gjilanas.
“Nuk pësuam ndonjë humbje të thellë, çka është meritë e tyre, por edhe kundërshtari, në një farë mënyre, ishte i kënaqur me rezultatin”, deklaroi ai pas ndeshjes.
Ramadani shtoi se ekipi e nisi mirë takimin, por mungesa e përvojës dhe momentet vendimtare bënë diferencën: “Ai karton i kuq ishte vendimtar. Është pjesë e lojës, por vjen nga mungesa e përvojës në ndeshje të këtij niveli”.