
Shkëlqim Vladi huazohet te St. Gallen
Sport
July 29, 2025 - 21:35
St. Gallen 1879 ka siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar Shkelqim Vladi me marrëveshje huazimi për një sezon nga FC Lugano.
Klubi zviceran ka gjithashtu opsion blerjeje për lojtarin me prejardhje shqiptare.
Vladi kaloi nëpër akademinë e Young Boys, më pas luajti te Yverdon Sport dhe FC Aarau, ku shënoi 19 gola në 35 ndeshje.
Në verën e vitit 2023 kaloi te Lugano në Super League, duke shënuar 16 gola në 76 ndeshje zyrtare.
Drejtori sportiv i St. Gallen, Roger Stilz, tha se “janë shumë të lumtur që Shkëlqim iu bashkua ekipit” të tyre.
“Ai është një sulmues i zgjuar dhe me shumë aftësi për të finalizuar, dhe besojmë se stili ynë i lojës do t’i përshtatet”, ka deklaruar Stilz.