Mbyllet pjesa e parë: Drita në disavantazh nga Copenhageni

Mbyllet pjesa e parë: Drita në disavantazh nga Copenhageni

Sport July 29, 2025 - 20:56

Drita është duke humbur 0:1 nga Kopenhaga pas pjesës së parë në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.

Ishte Andreas Cornelius ai që realizoi për 0:1 në minutën e 42-të të takimit.

Pikërisht ndaj Corneliusit ishte ndërhyrja që i kushtoi me karton të kuq Liridon Balajt në minutën e 27-të.

Tani, danezët po fitojnë me rezultat total 0:3 ndaj kampionit në fuqi të Kosovës.

 

\