
Përleshje midis tifozëve të Dritës dhe Kopenhagës në qendër të Prishtinës para ndeshjes së Ligës së Kampionëve
Sport
July 29, 2025 - 20:11
Një përleshje ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës midis tifozëve të klubit kosovars Dritës, të njohur si “Intelektualët”, dhe atyre të ekipit danez, Copenhagen.
Sipas raportimeve të para, incidenti ka ndodhur në disa kafene përreth sheshit të kryeqytetit, pak minuta para fillimit të ndeshjes së kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por ende nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar apo të arrestuar.
Drita, kampione në fuqi e Kosovës, do të përballet sonte me Copenhagen në një sfidë ku duhet të përmbysë disavantazhin 2-0 të pësuar në ndeshjen e parë në Danimarkë.