Xhaka përpiloi formacionin me ikonat e futbollit, befasi se kush përfshihet në 11-she

Xhaka përpiloi formacionin me ikonat e futbollit, befasi se kush përfshihet në 11-she

Sport July 29, 2025 - 19:47

Granit Xhaka ka përzgjedhur formacionin e tij më të mirë me lojtarët më ikonik në histori të futbollit.

Ylli shqiptar është në prag të prezantimit si lojtar i Sunderlandit, duke u rikthyer në Angli, ku më parë kishte luajtur për Arsenalin.

Xhaka po largohet nga Bayer Leverkuseni për të vazhduar karrierën në Ligën Premier, ndërsa ka ndarë kohë për të përpiluar një formacion me 11 lojtarët më ikonik në histori të futbollit.

Në portë ai vuri legjendën e Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Oliver Kahn.

Para tij janë katërshja mbrojtëse, Maicon, Nesta, Maldini dhe Carlos, ndërsa si mesfushor defanziv e vendosi Gennaro Gattuson.

Si organizues e sheh Toni Krossin, ndërsa para sulmuesve si Ronaldo Nazario dhe Kaka, është i vendosur Zinedine Zidane. 

\