
Rregull i ri, trajnerët në La Ligë do të jenë në gjendje të iniciojnë vetë rishikimet e VAR-it
Trajnerët kryesorë të klubeve spanjolle do të lejohen të kërkojnë një rishikim video të incidenteve të diskutueshme dy herë gjatë një ndeshjeje.
La Ligë po përgatit një ndryshim të madh rregullash — duke filluar nga sezoni 2025/2026, ku trajnerët kryesorë të ekipeve do të kenë të drejtë të ndikojnë në përdorimin e VAR-it.
Sipas rregullit të ri, çdo trajner do të lejohet të kërkojë një rishikim të një momenti të diskutueshëm nga gjyqtari duke përdorur rishikimin e videos deri në dy herë në ndeshje.
ëLa Primera Federación contará la próxima temporada con VAR
— Diario SPORT (@sport) July 28, 2025
ëëRevisión de una acción a petición del entrenador
2ëCada equipo tendrá dos solicitudes, si aciertan, las conservan
ëSe podría aprobar en los próximos días para la Liga F pic.twitter.com/H1sMBieCzS
Nëse vendimi i gjyqtarit rrëzohet pas rishikimit, kërkesa nuk do të humbasë dhe trajneri do të ruajë një mundësi tjetër.
Kjo iniciativë synon rritjen e transparencës në arbitrim dhe dhënien e ekipeve më shumë kontroll në situata vendimtare.
La Liga do të bëhet një nga ligat e para evropiane që do të zbatojë një sistem të tillë.
Ndryshe, një gjë e tillë njihe si ‘challenge’ dhe praktikohet tash e shumë vite në basketboll. /Telegrafi