Shkëndija në tokën rumune, synon një tjetër hap drejt Evropës

Shkëndija në tokën rumune, synon një tjetër hap drejt Evropës

Sport July 29, 2025 - 10:58

Skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija, prej ditës së djeshme është vendosur në kryeqytetin rumun, Bukuresht, ku nesër do të përballet me FCSB-në në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Rumanisë me epërsinë e fituar në ndeshjen e parë të luajtur në Shkup, e cila përfundoi me rezultat 1-0 në favor të Shkëndijës, falë golit të shënuar nga Alhasan. Dueli i parë ishte një përballje shumë dinamike dhe dramatike, me shumë raste për të dy skuadrat dhe me dy kartona të kuq të ndarë – një për secilën skuadër.

Për këtë ndeshje, Shkëndija nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Kamer Qakës, i përjashtuar në sfidën e parë, ndërsa te rumunët do të mungojë Florin Tënase, lojtari më i spikatur i ekipit të FCSB-së.

 

Lajm i mirë për trajnerin Jeton Beqiri është fakti se mund të ketë në dispozicion përforcimin më të fundit të ekipit, Arbin Zejnullain, i cili u aktivizua edhe në miqësoren e fundit ndaj Rabotniçkit.

Shkëndija do të zhvillojë sonte stërvitjen e parë në stadiumin madhështor “Arena Naëionale” në Bukuresht, që ka një kapacitet prej mbi 55 mijë ulësesh dhe ku pritet një atmosferë elektrizuese.

Në rast se Shkëndija arrin të mos mposhtet në këtë duel, atëherë do të shkruajë histori, pasi do të sigurojë kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve – çka nënkupton automatikisht pjesëmarrje të garantuar në fazën grupore të Ligës së Konferencës, si dhe shansin për të luajtur në play-off për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Ndeshja ndërmjet FCSB-së dhe Shkëndijës luhet të mërkurën, me fillim nga ora 19:30. 

\